Dy persona janë arrestuar në Skenderaj të shtunën e 14 shtatorit pasi e kishin plagosur qenin e një personi tjetër, rapoprton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ata i kishte lajmëruar në polici pronari i qenit.
“Skenderaj 14.09.2024-15:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kanë plagosur qenin e ankuesit. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Enigma/