Skenderaj: Katër persona arrestohen për prostitucion

Skenderaj: Katër persona arrestohen për prostitucion

Një femër dhe tre meshkuj kosovarë janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit janë duke u marr me prostitucion.

Kështu ka njoftuar se Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka shtuar se të dyshuarit pas përfundimit të procedurës në gjykatën për kundërvajtje, janë liruar.

Po ashtu njoftohet se rasti ka ndodhur në Skenderaj.

“MARRJE ME PROSTITUCION. Skenderaj Mars-Prill 2022 – 13:00. Njësiti i hetuesisë ka identifikuar dhe arrestuar një femër dhe tre meshkuj kosovar me dyshimin e bazuar se të njëjtit janë duke u marr me  prostitucion. Të dyshuarit pas përfundimit të procedurës në gjykatën për kundërvajtje janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë.

Related Articles