Skiatorja e Shqipërisë me rekordin e karrierës, del e 9-ta në botë

Skiatorja e Shqipërisë me rekordin e karrierës, del e 9-ta në botë

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi arriti rezultatin më të mirë në karrierën e saj në Kupën e Botës.

17-vjeçarja vendosi kohën më të mirë në zbritjen e dytë, 23 të qindtat më e shpejtë se Mikaela Shiffrin që fitoi garën.

Në këtë mënyrë Lara Colturi u ngjit me 17 pozicione nga zbritja e parë.

“Jam shumë e lumtur për këtë garë. Më në fund arritja të bëj atë që kam dhënë në stërvitje. Në zbritjen e parë u nisa e 60 në radhë pista ishte jo në gjendje të mirë, por u kualifikova në të dytën ku dhamë maksimumin dhe realizova atë kohë”.

Ndalesa e radhës për 17-vjeçaren do të jetë fundjavën e ardhshme në Jasna të Sllovakisë.

Colturi merr pjesë në garat e Kupës së Botës nga Nëntori i 2022-tës.

Related Articles