Skuadra e Xhakës stërvitet në shtëpi shkaku i financave

Skuadra e Xhakës stërvitet në shtëpi shkaku i financave

Për vite me radhë skuadra e Baselit ka mbajtur kamp stërvitor në Marbella të Spanjës në muajin janar, për t’u përgatitur për pjesën e dytë të kampionatit.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm për shkak se skuadra e madhe zvicerane po përballet me telashe të mëdha financiare.

Janë shpenzuar rreth 200 mijë franga zvicerane për udhëtime të tilla.

Kësaj radhe trajneri Fabio Celestini do t’i kryejë përgatitjet afër qendrës stërvitore të stadiumit St. Jakob Park.

Për shkak të telasheve financiare dhe anulimit të kampit stërvitor jashtë shtetit, Baseli do të zhvillojë ndeshje miqësore me vetëm një skuadër të madhe, Bayern Munichun.

Baseli ka vetëm 15 pikë nga 16 ndeshje dhe zë pozitën e parafundit në Superligën e Zvicrës. Kapiten i Baselit është Taulant Xhaka.

Related Articles