Skuadra serbe largohet nën masa të rrepta nga Tirana

Skuadra serbe largohet nën masa të rrepta nga Tirana

Pas ndeshjes me Kombëtaren shqiptare, skuadra serbe ka udhëtuar drejt Serbisë mëngjesin e së dielës.

Ekipi serb u shoqërua nga forcat e policisë së Shqipërisë drejt aeroportit të Rinasit për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Siç raporton TCh, ekipi nuk pati asnjë problem gjatë udhëtimit dhe u skuadra serbe u fut e qetë në aeroport për të udhëtuar drejt Beogradit.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e cila u zhvillua për eliminatoret e Botërorit 2026 në “Air Albania” përfundoi pa gola me rezultat 0-0.

Related Articles