Real Madridi është tërhequr nga gara për Kylian Mbappen dhe do të pres deri në janar.
Mbretërit janë tërhequr nga interesimi për të nënshkruar me Kylian Mbappe këtë verë, shkruan Sky Sports.
Los Blancos paraqitën një ofertë të përmirësuar me vlerë 170 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
Mbretërit i kishin caktuar PSG-së një afat prej 5 ditësh, pra deri të hënën që PSG të përgjigjet.
Pasi nuk arriti të marrë një përgjigje, Reali tani është gati të tërhiqet nga gara dhe të presë deri në janar.
Atëherë francezi do të nënshkruajë një marrëveshje si para-kontratë për t’u bashkuar falas verën e ardhshme.
Gjatë ditësh kishte raportime që PSG kërkonte 200 milionë euro dhe Reali do të paguante këtë shumë, por duket se këto lajme nuk janë të vërteta.