Snajperisti amerikano-gjerman, Michael Spath, i cili ishte krahë aradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës në vendin tonë, ka folur për ngjarjet e fundit në veri dhe vrasjen e policit kosovar Afrim Bunjaku, nga një grup terrorist serb, mëngjesin e së dielës së kaluar.
Ai vërejtje pati në atë se si u larguan të pa penguar grupi prej disa dhjetëra terrorist, e që më pas shkuan në Serbi, Spath thotë se ata kishin armatim të fuqishëm.
“Shikoni numrin që u larguan, rreth 20 u larguan, dhe nëse shikoni armatimin dhe pajisjet që kishin, dua të them që se ata mund të luftonin dhe të fitonin, ata kishin armatim më të mira, në proporcion mund të thosha 10 me 1. 20 prej tyre ikën në mal sikur nuk ka ndodhur asgjë, askush nuk e di se ku janë ata, nuk ka kuptim, dua të them, ata janë terroristë, tha ai.
Snajperisti i Koshares, ka një version ndryshe sa i përket idesë se a duheshin lejuar të largoheshin, apo do duhej të shkohej të arrestoheshin terroristët të cilët ndodheshin në Manastirin e Banjskës ditën e 24 shtatorit.
“Ata nuk do të kishin mundësi të lëviznin para, mbrapa, majtas apo djathtas, nuk do të kishte nevojë që ti vrisje apo plagosje, por vetëm mund të i mbanit aty me presion, derisa njësitet tjera të shkonin dhe ti arrestonin, nuk e pashë të ndodhte”, theksoi ai.
Kujtojmë që mëngjesin e së dielës, grupi terrorist prej disa dhjetëra personave vrau policin kosovar Afrim Bunjaku.
Menjëherë pas kësaj reaguan njësitet elitare policore të Kosovës, dhe një pjesë të grupit e asgjësuan, ndërsa pjesa më e madhe iku maleve në Serbi.