Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva tha se partitë politike po bëjnë fushatë edhe pas orës 22:00, kur edhe fillon ora policore.
Sogojeva ka kërkuar që me patjetër të bëhet zgjatja e orës policore së paku edhe për një orë.
“Nuk pajtohemi me orarin e njëjtë, pse të mos zgjatet edhe një orë dhe nuk po e shoh të arsyeshme orën policore kur tubimet e partive politike po mbahen deri në orën 22:00, por edhe pas orës 22:00, andaj nuk e shoh të arsyeshme sepse po ndikon dukshëm në biznese”.
Tutje ai thotë se nuk lejojnë asnjë sallë të dasmave e hotel të përdoret për fushatë zgjedhore.
“Ne jemi deklaruar që asnjë sallë e dasmave, asnjë hotel e restorant sepse jemi kategorikisht kundër kësaj”.
Si problem tjetër ai po e sheh edhe punën e inspektorëve që po i kalon kompetencat, raporton EO.
“Një problem tjetër që po na shqetëson është edhe puna e inspektorëve që po i kalon kompetencat, dhe kjo nuk është e drejtë”, përfundoi ai.