Kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti ka hedhur votën e tij.
Haliti, së bashku me bashkëshorten e tij, votuan në shkollën fillore “Ahmet Hajdari”, në Begunc
I njëjti po synon edhe katër vjet të tjera në krye të Vitisë.
“Mesazh falënderimi për qytetarët e Vitisë, për vullnetin e lirë për të dalë dhe zgjedhur kryetarin e komunës. Unë i ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin dhe të votojnë”, tha i pari i Vitisë në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi.