Sokol Kushta – shqiptari i vetëm që ka qenë në garë për Topin e Artë në mesin e 30 më të mirëve

Sokol Kushta – shqiptari i vetëm që ka qenë në garë për Topin e Artë në mesin e 30 më të mirëve

Për gjeneratat e reja mund të mos jetë emër i njohur, por Sokol Kushta ishte një yll futbolli në shekullin e kaluar.

Shqiptari që karrierën e filloi të Flamurtari i Shqipërisë, për të kaluar më pas te Partizani, bëri karrierë të pasur edhe në Greqi.

Kushta luajti në vendin fqinjë për klube si Iraklis, Apolonia Kalmarias, Olympiakos dhe Ethnikos, e në këtë të fundit edhe u pensionuar më 1 korrik të vitit 1996.

Sokol Kushta nga ndeshja historike Flamurtari – Partizani Beograd

Por, për të gjithë ata që nuk e kanë ditur, 57-vjeçari është i vetmi shqiptar deri më tani që është nominuar për Topin e Artë.

Në listën prej 30 lojtarëve, format ky që është edhe sot, Kushta ishte në listë me legjenda të njohura të futbollit si, Ruud Gullit, Paulo Future, Emilio Butragueno, Gary Lineker, Marco Van Basten e shumë të tjerë.

Kushta në Aksion në njërën nga performancat e tij

Gullit e fitoi Topin e Artë të vitit 1988 me 203 pikë, ndërsa Kushta kishte marrë vetëm një pikë, aq sa kishte edhe legjenda e Romës, Rudi Voller.

Për Shqipërinë, Kushta kishte bërë 31 paraqitje dhe kishte realizuar 10 gola, por karriera e tij më e ndritur ishte ajo me klube derisa kishte shënuar edhe super gola, siç është edhe një perlë ndaj Partizanit të Beogradit.

Related Articles