Sondazhet e partive, Haradinaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë

Sondazhet e partive, Haradinaj kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar në Facebook për sondazhin që Lëvizjen Vetëvendosje e nxori të parën me mbi 48 për qind të votave.

Kreu i AAK-së ka nisur kritikën duke folur për disa probleme në Kosovë si shtrenjtimi i rrymës e i artikujve elementarë ushqimor.

”Kosto e jetesës e papërballueshme për më shumë se gjysmën e popullsisë, e dikush po ka para me pagu sondazhe e rezultatin e tyre! Një hulumtim i thjeshtë i opinionit publik sot kushton prej 25-50 mijë euro! Prej nga këto para?! Më e pakta do të duhej që të interesohej Prokuroria, sa paguajnë dhe prej nga i kanë paratë”, ka shkruar Haradinaj.

AI thtoë se sot është ditë feste dhe nuk do të duej të kishte garë.

“Sot që është ditë feste e që do të duhej të kishte një garë se kush ka ide e plane më të mira për mirëqenien e popullatës që është në zgrip të ekzistencës, kemi luftë sondazhesh e propagandash! Nuk mund të ketë dedikim më të mjerë në një ditë feste se sa lufta me sondazhe të blera”, ka deklaruar Haradinaj. 

Related Articles