Sipas kryetari të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri zgjedhjet janë të nevojshme për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe për të nxjerrë nga sanksionet që na janë dhënë nga BE.
Duke folur për sondazhet që kohë pas kohe bëhen në vendin tonë, Tahiri ka thënë se sondazhet janë sondazhe por zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie.
“Sondazhet janë sondazhe por zgjedhjet janë ato që përcaktojnë fatin e një qeverie. Ne iu bëjmë thirrje edhe kryeministrit Kurti edhe qeverisjes së LVV-së që të mos frikësohen dhe t’ ju përgjigjen pozitivisht ftesës së PDK-së, ashtu siq kemi kërkuar që më 9 qershor të organizohen zgjedhjet e parakohshme në Republikën e Kosovës. Këto janë nevojë për vendit tonë janë nevojë për të nxjerr vendin tonë nga kriza janë nevojë për nxjerrjen e vendit nga sanksionet janë nevojë për një agjendë zhvillimore për vendin tone. Ne nuk kemi asnjë dyshim mandatari i cili do ta themelojë qeverinë e re të Republikës së Kosovës do të jete mandatari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza. Ne konsiderojmë që vendimi jonë është të i propozojmë vendit që të shkojë në zgjedhje me 9 qershor. është një vendimi drejtë është një vendim që qon drejt një krijimi të një qeverie të re dhe ajo qeveri e drejtuar nga Kryeministri Bedri Hamza do ta nxjerr vendin nga kjo krizë ekonomike të cilën e ka kapluar vendin tonë po në anën tjetër do ta nxjerr nga sanksionet të cilat na janë dhënë nga BE.