Sondazhi i ri në Serbi, bie partia e Vuçiqit – SNS do të humbte kundër “Lista e Studentëve”

Sondazhi i ri në Serbi, bie partia e Vuçiqit – SNS do të humbte kundër “Lista e Studentëve”

ulumtimet e opinionit publik në Serbi, të paktën ato të disponueshme për publikun, “varrosën” Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit.

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet në shtetin serb, lista e studentëve do t’i fitonte ato me një diferencë minimale prej dhjetë përqindësh, raporton danas.rs.

Pra, në një skenar ku në zgjedhje dalin vetëm lista e studentëve (lista e profesorëve, punëtorëve, bujqve, ekspertëve, të mbështetur nga studentët), lëvizja nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiqit (SNS, SPS, Zavetnici) dhe partitë e pakicave, 54.8 për qind e qytetarëve të Serbisë do të votonin për listën e studentëve, ndërsa 42.1 për qind për listën e Vuçiqit.

Gjithashtu, nëse e gjithë opozita (qytetare dhe “e djathta”, Kreni-promeni, dr. Miliq dhe dr. Nestoroviq) do të dilte e bashkuar në zgjedhje, ajo do të merrte 10.2 për qind, lista e studentëve – 45.9 për qind dhe lëvizja nën drejtimin e Aleksandar Vuçiçit edhe më pak se në variantin e parë – 41.4 për qind. Bëhet fjalë për hulumtimin e kompanisë Sprint Insight.

Gjithashtu, hulumtimi më i ri i kryer nga “Mendimi i Ri Politik Serb” tregon se lista e studentëve e lë pas Vuçiqin me më shumë se dhjetë për qind.

Në një nga daljet e fundit ku minimizonte fuqinë e kryengritjes kundër regjimit të tij, Vuçiq “parashikoi” rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, duke vlerësuar se ato do të jenë një surprizë e madhe për opozitën.

Vuçiç tha se do të jenë një befasi e pakëndshme, “shumë më e madhe se sa mund të mendojnë,” por shtoi edhe se “çdokush ka të drejtë të dijë pak ose asgjë për to”.

“Ata janë favoritë të mëdhenj, miliarda janë investuar në shkatërrimin e këtij vendi, dhe do të vazhdojnë të investojnë. Nuk do të jetë aspak e lehtë t’i përballosh organizatën e rrëzimit të Serbisë,” tha Vuçiq. 

Related Articles