Ballkani e zhvillon sonte përballjen e rrethit të pestë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahës.
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë është arenë e ballafaqimit të Grupit G me fillim nga ora 21:00.
Fitorja do t’i mbante gjallë shpresat e dy ekipeve për kualifikim nga grupi, në të kundërtën ato do të shuheshin.
UEFA në uebfaqen zyrtare të saj ka publikuar pyetjen e zakonshme se cila skuadër do ta fitojë takimin, ose ajo do të mbyllet baras.
Bazuar në vota, për fitoren e Ballkanit kanë votuar 52%, 42% e votuesve mendojnë se Slavia do të triumfojë sonte, kurse vetëm 6% mendojnë se ndeshja mbyllet pa fitues.
Kampionët e Kosovës vijnë pas disfatës 1:2 me Sivassporin në kryeqytet dhe barazimit 1:1 me Dukagjinin në Superligën e Kosovës.
Ballkani është i fundit me katër pikë, po aq sa Slavia që ka goldallim më të mirë. I pari është Sivasspori me shtatë pikë. Shtatë ka edhe Cluji i dyti.