Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.
Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për zhvillimet e fundit në vend që lidhjen me vrasjen e grave dhe vajzave.
Rreth 64% e të anketuarve mendojnë se institucionet shtetërore nuk po bëjnë mjaftueshëm për sigurinë e grave në Kosovë. Mbi 22% e tyre mendojnë se institucionet po bëjnë mjaftueshëm për këtë çështje. Ndërsa 14% nuk kanë pasur përgjigje.
Mbi 49% e qytetarëve mendojnë se edukimi i duhur familjar është faktori kryesor për uljen e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave. 18% mendojnë se niveli i mirë arsimor ndalon dhunën ndaj grave. Mbi 10% e shohin nivelin e mirë ekonomik si faktor që ndalon dhunën. Rreth 10% uljen e dhunës ndaj grave e lidhin me rrethin e mirë shoqërorë. Vetëm 4% mendojnë se mediat mund të ndikojnë në uljen e dhunës ndaj grave. Pjesa tjetër nuk ka pasur përgjigje në këtë pyetje.
74% e respodentëve mendojnë se me rritjen e shkallës së dënimeve do të ulet numri i rasteve të dhunës ndaj grave. 13% e qytetarëve të anketuar nuk mendojnë se me rritjen e dënimeve bie dhuna ndaj grave. 13% nuk kanë pasur përgjigje për këtë pyetje.
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.