Sonte bëhet varrimi i 39-vjeçarit që vdiq pasi u plagos mbrëmë në Bon Vivant

Sonte bëhet varrimi i 39-vjeçarit që vdiq pasi u plagos mbrëmë në Bon Vivant

Sonte do të varroset, Kastriot Ramdani, që vdiq pasi u plagos mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë, këtë e bëri të ditur djali i agjës së viktimës.

Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 18:00.

“Njoftim. Njoftojm miqte e familjare se pas nje fatkeqesie nderroj jete djali i axhes Kastriot Ramadani. Varrimi i te ndjerit bëhet sot me datën 05.08.2023 ne ora 18:00. E pikëlluar Familja Ramadani”, ka shkruar një familjar i tij.

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë mes dy grupeve në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe 20 tjerë janë lënduar

Ngjarja ka ndodhur në një lokal të Prishtinës, ku sipas njoftimit të Policisë përleshja ka ndodhur pas orës 23:00.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje në një lokal, në mes të disa të dyshuarve meshkuj kosovarë, janë përdorur edhe armë zjarri (të shtëna me armë zjarri), si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (nga arma e zjarrit), ndërsa si pasojë e thyerjeve të gotave–shisheve të qelqit lëndime kanë pësuar 17 persona, prej tyre tre meshkuj dhe 14 femra. Katër të dyshuarit mbeten të hospitalizuar në QKUK dhe me vendim të prokurorit ndalohen (nën përkujdesje të policisë). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe njësia K-9, në vend-ngjarje janë gjetur katër gëzhoja dhe njolla gjaku. Një i dyshuar mashkull gjendet në arrati”, ka njoftuar Policia

Related Articles