Big Brother VIP Albania, padiskutim aktualisht është njëri ndër formatet më të ndjekura në tërë vendet ku ka shqiptar.
Kjo për shkak të dinamikave të ndryshme të cilat ky format reality ka prodhuar tash e disa muaj, shkruan Gazeta Enigma.
Sonte në shtëpinë më të njohur në vend, do të ketë një dasmë tradicionale.
Me kërkesën e Gjestit, njërit ndër konkurentët më të zhurmshëm, sontë në BBVA do të festohet.
Egli do të jetë përkrah këngëtarit për të celebruar këtë martesë në kuadër të lojës.
Se çka do të ndodhë sonte me fillim nga ora 20:30, mbetet të shihet më tej.