Sonte kompletohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve, këto janë dy ndeshjet

Sonte kompletohen çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve, këto janë dy ndeshjet

Sonte do të zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera të fazës së çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Vëmendja do të jetë në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih. Bayern Munich e pret Manchester Cityn nga ora 21:00.

Fituesi i ballafaqimit në Mynih luan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Sfida e parë e zhvilluar në “Etihad” u mbyll 3:0 për “Qytetarët”, andaj bavarezët duhet djerësitur shumë për ta përmbysur ekipin e Pep Guardiolas.

Takimi tjetër i kësaj faze është mes Interit dhe Benficas në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Zikaltrit” triumfuan 0:2 në udhëtim te Benfica dhe është me një këmbë në fazën tjetër. Edhe ky takim luhet nga ora 21:00.

Fituesi i këtij dueli luan në gjysmëfinale kundër Milanit.

Related Articles