Shoqëria civile do të mbajë sot një protestë në Deçan për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt.
Pajazitaj ishte vrarë më 2015 teksa po shkonte në punë.
“Shoqëria civile në Deçan organizon protestë me simbolikën e ndezjes së qirinjve në ndërgjegjësimin e institucioneve për zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitaj”, bëhet e ditur në faqen “Deçani” në Facebook.
Protesta do të mbahet sot në qendër të qytetit, nga ora 20:00.
Xhaxhai i saj, Naser Pajazitaj, fillimisht ishte dënuar për këtë vrasje, mirëpo më pas ishte liruar nga akuzat.