Qeveria e Serbisë do të mbajë sonte një mbledhje, duke filluar nga ora 20:00.
Në këtë mbledhje pritet që Serbia zyrtarisht të miratojë kërkesën e Beogradit, për të vendosur kthimin e ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë.
Kjo sipas mediave serbe pritet që të ndodhë sonte dhe se i pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ndër të tjerash në këtë kërkesë theksohet se “obligohet KFOR-i që të mundësojë kthimin e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës”.
Kjo kërkesë e serbëve e bërë të ditur ditë më parë nxiti reagime të shumta.
Deklarime në lidhje me këtë pati edhe nga shtetet e huaja.
I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriesl Escobar, ka deklaruar se janë kundër kësaj ideje dhe se Amerika nuk do të lejojë një gjë të tillë.
Ai ka përsëritur se SHBA-ja “refuzon kategorikisht kthimin e ushtrisë serbe në veri të Kosovës dhe se Kosova ka garanci sigurie nga SHBA”.
Ngjashëm ishte deklaruar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Analena Baerbock, duke theksuar se janë kundër kësaj ideje dhe se kjo shkel të drejtat dhe normat e së drejtës ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara.