Analisti Agim Sopi ka thënë telefonata e Antony Blinkenin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, u transmetua në publik vetëm se çka u tha nga këta dy të fundit.
Sipas tij, kjo telefonatë e ka zmbrapsur Vuçiqin nga pretendimet që Vidovdani do të jetë një ditë e madhe për serbët.
Ka shtuar se gjithashtu ia ka zbehur qëllimin që aty ta shpallë Asociacionin dhe ta eskalojë situatën në ekstrem.
“Vuçiq është një populist i njohur. Ai është kreator i të gjithë rrëmujës. Gjendja e tensionuar në veri dhe rrëmuja e krijuar është produkt i Vuçiqit. Vuçiqi e ka çuar djalin në Graçanicë për të thënë që të gjithë Vuçiqët e mbështesin sloganin ‘dorëzimi nuk është opsion’”, ka thënë ai.