Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho, e cila më 8 qershor do të mbajë një koncert në Kosovë.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm të Jahos në promovimin e artit dhe kulturës shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare. Ajo theksoi se prania e Jahos në Kosovë është nder dhe inspirim për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë që ndjekin ëndrrat në fushën e muzikës.
“Sipas Presidentes Osmani, arti është nga format më të fuqishme të përfaqësimit të identitetit dhe dinjitetit të një shteti në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e bërë nga presidenca.
Ajo theksoi se përmes figurave si Ermonela Jaho, bota mëson për vlerat, shpirtin dhe historinë tonë.