Sorensen bisedon me kryenegociatorët, merr ftesa të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Sorensen bisedon me kryenegociatorët, merr ftesa të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Peter Sorensen, emisari i sapo emëruar nga BE-ja për dialogun, ka bërë të ditur se i ka biseduar ndaras  me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në platformën X, ai ka treguar se për çfarë është biseduar dhe cilat ishin rezultatet e bisedave.

“Bisedova ndaras me dy kryenegociatorët atë të Kosovës,  Besnik Bislimi, dhe të Serbisë, Petar Petkoviq sot”.

“I vlerësoj bisedat shumë të mira dhe  i mirëpres ftesat e tyre për të vizituar së shpejti Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Sorensen.

Sorensen sot është takuar me shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano, të cilin e falënderoi për punën që është duke bërë.

Nga ai takim, zyrtarët evropian ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tej.

Related Articles