Sorensen do të takohet edhe me Kurtin

Sorensen do të takohet edhe me Kurtin

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, do të zhvillojë sot një takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani, e pas takimit me të do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është caktuar të mbahet nga ora 11:00.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

Vizita e Sorensenit në Kosovë vjen pas udhëtimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së bashku me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka diskutuar për çështje që lidhen me sigurinë, stabilitetin rajonal dhe perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Related Articles