Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në Washington ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli dhe atë të Serbisë Dragan Sutanovaq, si dhe ambasadorët e tjerë të Ballkanit Perëndimor në ambasadën e BE-së në SHBA.
Kjo në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në SHBA, që nga marrja e detyrës së tij si ndërmjetës dialogu.
Takimin mes tyre, e bëri të ditur ambasadorja e BE-së në Washington, Jovita Neliupshiene, e cila njoftoi se në agjendë ishin siguria, stabiliteti dhe zgjerimi.