Sot 14 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Sot 14 vjet nga tragjedia e Gërdecit

Sot bëhen 14 vjet nga tragjedia e Gërdecit, në të cilën tragjedi humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit në një depo të demontimit të municioneve.

Si pasojë e këtij shpërthimi u patën dëmtuar edhe qindra shtëpi që ishin për rreth zonës në Gërdec, raporton Gazeta Enigma.

Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën e 15 marsit të 2008-ës, në një “fabrikë” për demontimin e armëve në fshatin afër Vorës, pikërisht në orën 12:05 të mesditës.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu më 15 mars 2008 në Gërdec u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po ashtu me 18 vjet burg, ndërsa administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg./Gazeta Enigma/

Related Articles