Sot 36-vjet nga greva e minatorëve të Trepçës

Sot 36-vjet nga greva e minatorëve të Trepçës

Sot është shënuar 36 vjetori i grevës së minatorëve përmes një manifestimi qendror në Stantërg. 

Manifestimi tradicional “Java e Minatorëve” çdo vit kujton grevën historike të minatorëve që u mbajt në vitin 1989.

Diku rreth 1300 minatorë atë vit kishin qëndruar për tetë ditë në horizontin e tetë dhe të nëntë në zgafellen e xeherores së Stantërgut, rreth 1 mijë metra nën tokë, në mbrojtje të Kosovës nga politikat shtypëse të Serbisë. 

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes “Trepça”, Faton Ahmeti, e ka quajtur këtë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të Kosovës. 

“Në ato ditë të vështira, minatorët qëndruan ballë në vështirësi. Greva e tyre ishte mesazh për të jetuar të lirë e të barabartë… sot përballë sfidave kemi bërë një hap të madh që nga paslufta, kthimi i pronave. E kemi kthyer 1261 hektarë… Kemi pasur një rritje në qira mbi 55 për qind…Në prodhimin të Tm4 në minierën e Stan Tërgut janë eksplotuar mbi 40 mijë tonë, duke i tejkaluar të gjitha rezultatet që nga viti 2014. Kjo arritje vjen si rezultat pa bërë asnjë investim kapital dhe pa punësuar asnjë punëtor të ri”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Enigma

Related Articles