Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar shtyrjen për një vit të tregut të lirë të energjisë, derisa kanë apeluar për pjesëmarrje sa më të madhe të bizneseve dhe qytetarëve në protestën që do të mbahet të mërkurën kundër vendimit të Zyrës të Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për tregun e lirë të energjisë, që hyri në fuqi më 1 qershor.
Protesta do të mbahet nga ora 11:00 deri në 12:00, në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, u bë e ditur të martën, më 10 qershor në një konferencë për media.