Gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 2 deri në 11 gradë Celsius.
“Moti kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Temperaturat minimale: 2–5 °C. Temperaturat maksimale: 9-11°C. Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
