Gjatë ditës së sotme pritet që të mblidhen dy komisione parlamentare.
Në ora 11:00 mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike i icli do të shqyrotjë Raportin e Auditimit, për Pasqyrat Financiare Vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror për vitin 2023.
Ndërkaq, tri orë më vonë mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, që do të diskutojë lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve. /Gazeta Enigma