Tashmë është konfirmuar takimi i presidentes Osmani me emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës.
Ky takim do të nisë në orën 14:30, ndërsa mediat lejohet të marrin pamje në fillim të takimit.
“Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.
Pas takimit me Osmanin, Escobar do të takohet me kryeministrin Kurti në orën 16:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.