“Sot është një ditë e mirë për Kosovën”, thotë Rama pasi voton

“Sot është një ditë e mirë për Kosovën”, thotë Rama pasi voton

I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkroi se shpreson se që zgjedhjet e reja të sjellin “një Qeveri që beson në bashkëpunimin me kryeqytetin”.

“Sot është një ditë e mirë për Kosovën. Një ditë që dëshmon se jemi një shoqëri demokratike.

Uroj që zgjedhjet të sjellin një Qeveri që beson në bashkëpunim me Kryeqytetin, sepse përmes Prishtinës kemi mundësi reale për ta avancuar vendin.

I ftoj qytetarët të kontribuojnë në ecjen përpara të proceseve demokratike.

Me vizion të qartë, mision të përbashkët dhe bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, Kosova ka nevojë për një Qeveri stabile për katër vitet e ardhshme”, shkroi Rama.

Related Articles