Të enjtën u raportua se në kufirin Serbi-Kroaci, 19 vjeçari nga Podujeva, ka vdekur tragjikisht pasi mori rrugën ilegale për në Gjermani.
Shqipron Muçiqi, dyshohet se është varë nga një grup emigrantësh, ku gjatë tentimit për ta plaçkitur atë dhe shokun e tij kosovar nga Vushtrria, sulmuan me thikë 19-vjeçarin të cilin e lanë të vdekur në vendin e ngjarjes.
Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se, sot i jepet lamtumira e fundit Shqipronit në orën 14:00 në varrezat e fshatit Llapashticë e Epërme të Podujevës.