Sot i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit që humbi jetën në Ujman

Sot i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit që humbi jetën në Ujman

Këtë të mërkurë do të mbahet varrimi i mërgimtarit, Rrahim Latifi, trupi i të cilit u gjet të martën në Liqenin e Ujmanit, pas disa ditë kërkimi, raporton Gazeta “Enigma”.

Lamtumira e fundit, do t’i jepet sot në varrezat e Shipolit, me ikindi, në orën 16:44. I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Trupi i Latifit u gjet pas një operacioni të përbashkët kërkimor nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe KFOR-i, të cilët punuan pa u ndalur për gjetjen e tij.

Kujtojmë se Latifi ishte hedhur nga ura në Ujman. /Gazeta Enigma/

Related Articles