Sot mbahet ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV

Sot mbahet ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV

Sot në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV.

Mesha është caktuar të fillojë në orën 10:00.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm personalitete fetare dhe politike nga e gjithë bota, për të shënuar nisjen e rrugëtimit të ri të Kishës Katolike nën drejtimin e Papës së sapozgjedhur.

Liturgjia do të shënojë fillimin zyrtar të shërbesës së tij si pasardhës i detyrës së lartë katolike.

Related Articles