Sot mblidhen disa komisione parlamentare

Sot mblidhen disa komisione parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare.

Në ora 08:30 do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i cili pret në takim një delegacion nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman.

Ndërkaq në ora 11:00 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, për Projektligjin për Kripto-asetet. Gjithashtu rishpall konkursin për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me fillim nga ora 11:00 do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, në ora 13:00 shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2024.

Po ashtu në ora 13:00 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton në parim Projektligjin për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë vjeç.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, në ora 13:30miraton raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

Related Articles