Seria A mund të japë sot verdiktin përfundimtar sa i përket fitimit të titullit. Interi do të luajë sonte në Sardenja, aty ku në 20:45 e pret Kaljari në një ndeshje jetike për objektivat e të dyja ekipeve.
Zikaltërve u duhet një fitore për të besuar te titulli deri në fund, ndërkohë që sardët luftojnë për mbijetesën. Gjithsesi, teksa fitorja është detyrim për Interin, e njëjta gjë vlen dhe për Milanin kryesues, që luan në orën 18:00 në San Siro ndaj Atalantës.
Një fitore e Milanit dhe një ndalesë e Interit, mund të vendoste që sot titullin.