Sot kryeministri i vendit, Albin Kurti do të vizitojë Kaçanikun në përkujtim të 28 dëshmorëve dhe 32 martirëve të luftës nga ky qytet.
Ceremonitë përkujtimore nisin në ora 11:00, me homazhe në Lagjen e Re, Kaçanik, dhe vijojnë në ora 12:00 në Rakoc, Kaçanik.
Aktivitetet e parapara përfundojnë në ora 13:00, me homazhe në Kompleksin Memorial “Varrezat e Dëshmorëve”. /Gazeta Enigma