“Sot në Kuvendin e Kosovës triumfoi demokracia”

“Sot në Kuvendin e Kosovës triumfoi demokracia”

Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, menjëherë pas dakordimit për themelimin e Komisionit Hetimor për krizën energjetike, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar, duke thënë se sot në Kuvendin e Kosovës triumfoi demokracia, shkruan Gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka shtuar se u ruajt edhe kushtetutshmëria dhe e drejta e opozitës për mbikëqyrje në punën e Qeverisë.

“U ruajt kushtetutshmëria dhe e drejta themelore e opozitës për hetim parlamentar e mbikëqyrje të punës së Qeverisë”, thuhet në njoftimin e tij.

Sipas Krasiniqit “përmes themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike, të nisur nga Partia Demokratike e Kosovës e me mbështetje të deputetëve opozitarë, do të zbardhim secilin fakt, do t’i japim përgjigje secilës pyetje dhe do të kërkojmë sqarim për secilin vendim që Qeveria ka marrë muajt e fundit në menaxhimin e krizës energjetike në vend”.

Krasiniqi tutje ka kujtuar se qytetarët nuk do ta harrojnë se Qeveria I detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike.

“Mbi të gjitha, qytetarët e Kosovës do ta kuptojnë se pse Qeveria i detyroi të paguajnë 100 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike në emër të importit, kur Kosova prodhoi mjaftueshëm energji”, ka thënë ai.

Sipas tij qytetarët “po ashtu, do të mësojmë se ku shkuan dhe si u shpenzuan mbi 100 milionë euro të cilat u ndanë për të subvencionuar energjinë”.

“Qytetarët kanë kërkuar llogaridhënie dhe transparencë – ne do të sigurohemi që ata t’i kenë të dyja”, ka përfunduar Krasniqi. /Gazeta Enigma/

Related Articles