Sot parashihet të ketë reshje të shiut

Sot parashihet të ketë reshje të shiut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperatura do të bien në mesditë deri në 5 gradë, derisa gjatë ditës së sotme parashihet të ketë reshje shiu dhe bore.

“Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. /Gazeta Enigma/.

Related Articles