Sipas zëvendëskryeministrit të Ukrainës korridoret humanitare do të vendosen sot në nëntë zona të ndryshme të Ukrainës.
Iryna Vereshchuk shtoi se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje me Rusinë për të krijuar një korridor të sigurt nga zemra e Mariupolit.
Megjithatë, njerëzve në Mariupol u thuhet të arratisen përmes qytetit të afërt Berdyansk, ku do t’i presë transporti, përcjell Gazeta Enigma.
Dje, katër mijë e 367 u larguan nga qyteti i rrethuar dhe u zhvendosën në Zaporizhzhia, vendndodhja e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë./Gazeta Enigma/