Sot shënohet mesha e Pashkëve në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Sot shënohet mesha e Pashkëve në Katedralen “Shën Nënë Tereza”

Në vigjilje të Pashkëve sot nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”.

Kësaj meshe do t’i prijë ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, përcjell Klankosova.tv.

Mesha e Pashkëve pritet të fillojë nga ora 11:00.

Ndërkaq, mbrëmë ipeshkvi foli edhe për rëndësinë e festës së Pashkëve dhe rolin e Shën Nënë Terezës që shërbeu për të mirën e njerëzimit në mbarë botën.

“Drita e Krishtit mbi ne dhe zjarri i dashurisë që ndizet brenda nesh e ka bërë botën më të mirë, nëpërmes të shenjtëve të kishës dhe një nga ato ka qenë Shën Nënë Tereza, bija e kishës sonë që ia kemi kushtuar këtë katedrale”, është shprehur ai.

Related Articles