Sot temperaturat maksimale deri në 9 gradë Celsius

Sot temperaturat maksimale deri në 9 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë të mërkurë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas IHMK-së, në orët e mëngjesit parashihet paraqitje e mjegullës, kryesisht në zonat mesatare dhe përgjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë.

Related Articles