Profesori, Nexhmedin Spahiu, i ka dhënë të drejtë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në refuzimin e tij për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai në “Debat Plus”, ka thënë se me këtë veprim Kurti ka shprehur dinjitet, jo personal por për Kosovën.
“Albin Kurti ka bërë shumë mirë që nuk e ka takuar Edi Ramën, nuk është vetëm dinjiteti personal por edhe I Kosovës, ai e ka reflektu kështu. Defakto fuqia politike më e madhe është e kryeministrit, Kurti ka thënë se ti mundesh me u taku me vartësit e mi por jo me mua”, ka thënë ai.