Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se Serbia për ta marr veriun, duhet së pari ta pushtojë tërë Kosovën, por s’mund ta bëjë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Për me marrë veriun duhet me hy nga Kamenica, e me ardhë në Prishtinë, me marrë Prishtinën e me shku tek me marrë Leposaviqin. Për me e marrë Serbia veriun duhet me e pushtu krejt Kosovën, s’mundet me e bë”, tha ai në “DPT te Fidani”.
Spahiu thotë se korrigjim të kufijve pa luftë nuk do të ketë./Gazeta Enigma/