Sindikatat e Pavarura të Kosovës kanë njoftuar se janë të shokuar dhe distancohen fuqishëm nga qëndrimi i Atdhe Hykollit, kryetar i BSPK-së, pais ky i fundit në takim me kryeministrin Albin Kurti ia ka paraqitur mbështetjen për Ligjin për Pagat dhe atë për Zyrtarët Publikë
“Pas raportimit nga mediat për takimin Kryeministrin e Kosovës z, Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve atij për zyrtar publik dhe ligjit te pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tij dhe asesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar te diskutoj për këtë temë.” deklaruan SPAK-u.
“Sa për dijeninë tuaj këto dy ligje e me theks te veçantë atë te zyrtarëve publik nuk e kundërshtuan vetëm sindikatat por të njëjtit u kundërshtuan ashpër edhe nga sektori i drejtësisë , organizatat ndërkombëtare që e suportojnë Republiken e Kosoves ne fushën e legjislacionit por gjate ditës edhe vet misioni i BE. SPAK -u pret sqarim zyrtar nga ana juaj lidhur me qëndrim tuaj! Kryesia e SPAK-ut Ali Gashi, kryetar” u tha tutje në njoftim.