Spanja dhe Suedia kualifikohen nga grupi E, Sllovakia humb çdo shpresë si pasojë e golëdallimit

Spanja dhe Suedia kualifikohen nga grupi E, Sllovakia humb çdo shpresë si pasojë e golëdallimit

Pas një drame të vërtetë, Suedia është kualifikuar në saje të fitores së madhe, të arritur në kohën shtesë (3:2) ndaj Polonisë.

Polakët arritën të barazojnë nga disavantazhi 0:2 përmes Lewandovsky, por kjo nuk u mjaftoi pasi në fund humbën koncentrimin dhe pësuan golin e tretë, këtë herë nga Wiktor Claeson, në vend se të shënojnë. Claeson shënoi për avantazhin e Suedezëve në kohën shtesë, për të eliminuar përfundimisht polakët, të cilët demonstruan lojë mjaft të mirë.

Në ndeshjen tjetër të grupit E, Spanja ka qenë dominuese në përballje me Sllovakinë duke shënuar plotë pesë herë, përmes Dubravka, Aymeric Laporte, Pablo Sarabia, Ferran Torres e autogolin e Juran Kucka në fund të takimit.

Tabela përfundimtare e grupit E

  1. Suedia – 7
  2. Spanja – 5
  3. Slovakia –3
  4. Polonia – 1

Related Articles