Spanja do të lejojë që rajonet të vendosin për masat kundër Covid-19

Spanja do të lejojë që rajonet të vendosin për masat kundër Covid-19

Qeveria e Spanjës do të kalojë përgjegjësinë për kufizimet kundër koronavirusit në 17 rajonet e vendit, krejt kjo pasi gjendja emergjente kalon në javën e ardhshme bëri të ditur këtë të martë zëvendëskryeministri, Carmen Calvo.

Autoritetet rajonale do të jenë në gjendje të vendosin mbikëqyrjen e policisë dhe të bllokojnë zonat teksa duhet të sigurojnë mbështetjen e gjykatave lokale, tha Calvo.

“Rajonet mund të justifikojnë, argumentojnë, propozojnë masa për ndalimin e qarkullimit në gjykata ose bllokimet që kufizojnë të drejtat dhe liritë, por atyre u duhet një autorizim gjyqësor,” i tha ajo një konference shtypi.

Pa gjendjen e jashtëzakonshme autoritetet spanjolle nuk kanë të drejtë të pezullojnë liritë civile si liria e lëvizjes ose mbledhjes. Rajonet me norma të larta infektimi, të tilla si shteti Bask, i kanë kërkuar qeverisë t’i zgjasin kufizimet. Është e paqartë se çfarë do të vendosin të bëjnë rajonet e ndryshme tani që u është dhënë përgjegjësia ose si do të vendosin gjykatat lokale.

Qeveria qendrore ka vendosur, megjithatë, të zgjasë deri në 9 gusht mbrojtjen e pronarëve të shtëpive nga bllokimi nëse ata nuk mund të paguajnë hipotekat e tyre dhe kundër ndërprerjes së energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë nëse faturat e shërbimeve janë të papaguara.

Related Articles