Spanja e pandalshme në pjesën e parë, shkon në pushim me epërsi prej tri golave kundër Kosta Rikës

Spanja e pandalshme në pjesën e parë, shkon në pushim me epërsi prej tri golave kundër Kosta Rikës

Spanja e ka mbyllur pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në ndeshjen e parë në Grupin E, të përzgjedhurit e Luis Enriques po sfidohen nga Kosta Rika.

45 minutat e parë të kësaj ndeshjeje në stadiumin “Al Thumama” përfunduar me rezultatin 3:0.

Dani Olmo fillimisht hapi serinë e golave në minutën e 11-të.

Pas dhjetë minutash, epërsinë e dyfishoi Marcos Asensio, i cili shënoi pas asistimit të Jordi Albas.

Sërish pas dhjetë minutash, në minutën e 31-të shënoi Ferran Torres nga pika e penalltisë, penallti e cila u fitua nga Alba.

Related Articles