Spanja mposht Italinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ia ndërprenë rekordin pa humbje

Spanja mposht Italinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, ia ndërprenë rekordin pa humbje

Spanja e ka mposhtur Italinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me rezultat 2-1, duke kaluar në finale.

Spanjollët e nisën ndeshjen më mirë duke rrezikuar me Mikel Oyarzabal, por nuk arriti të shënojë.

Në minutën e 17-të, Ferran Torres arriti të gjejë rrjetën pas asistimit të Mikel Oyarzabal për 1-0.

Italia u kthye në lojë me dy raste të mira, por Federico Bernardeschi dhe Lorenzo Insigne nuk ishte të saktë.

Në minutën e 42-të, Italia mbeti me një lojtar më pak kur Leonardo Bonucci u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Related Articles